fbpx

“Për Tetovë të pastër” kërkon pastrim të deponisë dhe dislokim të stacionit të stërngarkuar

Nga nisma “Për Tetovë të pastër” sot përmes konferencës për media në lokacionin te deponia e egër në hyrjen e qytetit reaguan që autoritetet e komunës ende nuk kanë gjetur zgjidhje për stacionin e stërngarkuar për mbeturina.

“Kishim premtime se stacioni i stërngarkuar do të dislokohet larg qytetit dhe me këtë do të ndërpritet agonia e cila me vite të tëra e shëmton fotografinë e Tetovës. Sa ka vlerë fjala e një kryetari komune, sa ka vlerë fjala e autoriteteve të komunës? Fotografia dhe era tregojnë gjithçka. Qytetarët ankohen, ngulfaten, në erë të padurueshme e cila tani gjatë temperaturave të larta verore është edhe më intensive””, deklaroi Boris Stojanovski nga AQ “Për Tetovë më të pastër”.

Javën e kaluar kryetarja e Komunës së Tetovës e hapi stacionin e stërngarkuar për mbeturina në vetëm disa kilometra nga qyteti dhe tha se me punën e saj do të zbutet problemi me mbeturinat në qytet, ndërsa ndërkohë paralajmëroi se ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetovë” do të punojnë në largimin e mbeturinave nga deponia e egër.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close