fbpx

Radeski: Të gatshëm për të dhënë gjithçka edhe në Heslinski

Futbollistët e Shkëndijës duken maksimalisht të koncentruar për sfidën e kthimit me HJK Helsinkin, kur drejt Finlandës do të udhëtojnë me epërsi 3:1 nga takimi i parë i luajtur në Strumicë. Fitorja ka ngritur edhe më shumë entuziazmin në skuadër, epërsia duket solide, mirëpo askush nuk guxon të mendojë se puna rreth kualifikimit është kryer pasi pasojnë edhe 90-të minuta.

Lidhur me ndeshjen e kthimit ka folur sulmuesi i krahut, Marjan Radeski i cili është në formë të mirë.

“Jemi duke u përgatitur me përkushtim maksimal për sfidën e kthimit me HJK Helsinkin, pasi përkundër fitores 3:1 në takimin e parë jemi të vetëdijshëm se kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës. Na pret edhe shumë punë dhe ne duam të vazhdojmë me temp të njëjtë edhe në Helsinki. Skuadra vendase sigurisht se do të kërkojë shanset e veta, por ne jemi të gatshëm për të dhënë gjithçka në teren për të marrë rezultatin që do të na çojë në raundin e tretë”, shprehet sulmuesi i krahut, Marjan Radeski.

Futbollistët sot para dite do të ushtrojnë në Tetovë, ndërsa nesër (e mërkurë), në mëngjes udhëtojnë drejt Helsinkit. Pas arritjes në Finlandë, skuadra pas dite do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Telia 5G –Areena” në Helsinki, ndërsa përballja kthyese në program është të enjten nga ora 18:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button