Moska dhe Uashingtoni nuk arritën marrëveshje për pronën ruse në SHBA

Rusia e mban të drejtën të ndërmarrë masa përkatëse në bazë të parimit të reciprocitetit, nëse nuk zgjidhet çështja rreth pronës diplomatike ruse të konfiskuar në SHBA, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Siç njoftoi TASS, në kumtesë theksohet se takimin e mbrëmshëm në Uashington mes ndihmës sekretarit amerikan Tomas Shenon dhe zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Rjabkov nuk është arritur marrëveshje për tejkalimin e kontestit rreth pronës diplomatike të Rusisë, që u konfiskua nga ana e autoriteteve të SHBA-së.

“Të dyja palët vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për problemet e grumbulluara, duke përfshirë edhe pronën e patundshme të marrë në mënyrë të kundërligjshme në SHBA, e cila është pronë e Rusisë nga ana e Administratës paraprake të (presidentit amerikan) Barak Obama”, shtohet në kumtesë.

Sipas Ministrisë ruse, nëse Uashingtoni “nuk hoqi dorë nga kjo ose veprimet e tjera, përfshirë edhe krijimin e mëtejmë të pengesave të misioneve diplomatike ruse e mban të drejtën të ndërmarrë masa përkatëse”.

Vitin e kaluar në dhjetor Administrata amerikane shpalli për “preson nën grata” 36 nëpunës në misionet diplomatike në Uashington dhe në San Francisko dhe konfiskoi dy vila në pronë të Rusisë në shtetet federale dhe Nju-Jork dhe Merilend, në të cilat u është ndaluar qasja diplomatëve rus.

Thuajse shtatë muaj pas këtij incidenti diplomatik, Moska ende nuk ka marrë masa në për përgjigje të vendimit të Uashingtonit.

Në takimin e mbrëmshëm në Uashington Rjabkov ka theksuar se Rusia është e gatshme për ripërtëritjen e dialogut të rregullt me SHBA-në lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin strategjik.

Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Administrata amerikane mund ta shqyrtoj çështjen për zhbllokimin e pronës diplomatike ruse në SHBA nëse Moska “tregon qëllime të ndershme ndaj Sirisë”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button