Vasili: Rama kryeministër kryeparazit, nuk mori dot asnjë projekt në Trieste

Ish-kreu i LSI-së dhe deputeti i kësaj force politike Petrit Vasili e ka nisur ditën e sotme duke akuzuar kryeministrin Rama. Ai shprehet se Rama është një kryeparazit që nuk mori dot asnjë projekt në Trieste. Vasili gjithashtu shkruan se po mundohet t’ua heqë vëmendjen shqiptarëve nga nota zero që mori në Trieste. Ai shprehet gjithashtu se ky kryeparazit kryeministër duhet të iki.

Statusi i Vasilit:

Rama, ky kryeministër kryeparazit. Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.
Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.
Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.
Ky vetë flet e vetë degjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.
Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të çertifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button