Ja çfarë parasheh marrëveshja Maqedoni-Bullgari

Pas përfundimit të seancës së Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se Marrëveshja për Fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim parasheh lehtësime tregtare, doganore, rritje të shkëmbimit tregtar deri në 1 miliadë euro si dhe nuk parasheh cënim të identitetit, gjuhës dhe kombit maqedonas, njofton Portalb.mk.

Zoran Zaev sqaroi se cili do që të jetë epilogu i kësaj marrëveshje sërish miratimi i saj do të bëhet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Qeveria dhe opozita po përpiqen të krijojnë konsensus në çështjet të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Seanca e sotme kishte për qëllim të realizojë konsultime që unë dhe këshilltarët e mi të marrim këshilla nga pushteti dhe opozita në Kuvend në lidhje me çështjen Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kjo fazë kaloi edhe siç ishte rendi i morë të gjitha këshillat dhe konsultimet e mundshme të cilat do të kalojnë edhe në shqyrtim qeveritar dhe qytetarë që më pas e njëjta edhe të nënshkruhet. Por dëshira jonë është që të nënshkruajmë këtë marrëveshje ngaqë deri më tash kemi një bazë të shkëlqyer për kompromis ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja do të miratohet në Kuvend”, tha Zaev.

Zoran Zaev bëri të ditur se arritja e kësaj marrëveshjeje do të përforcojë rolin dhe pozitën e Maqedonisë në rajon dhe në Evropë.

“Ajo është bazë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Të dy shtetet do të punojnë më afër për sukses të përbashkët. Ai është i mirë për interesat shtetërore të Maqedonisë ku nga një shtet me probleme bëhemi shtet i cili i zgjidh problemet dhe se përforcohet pozita dhe roli i Maqedonisë në rajon dhe raportet ndërkombëtare. Qeveria e afirmon gjuhë, kombin dhe identitetin maqedonas. Në të nuk ka dilema se bëhet fjalë për dy shtete, dy gjuhë dhe dy kombësi. Me marrëveshjen hapen perspektiva të reja për raporte të mira me fqinjët dhe përshpejtohet procesi i integrimit në BE. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ne do të bëhemi shembull edhe për Evropën Juglindore. Marrëveshja do të ndihmojë në lidhjen tonë në rrugën e infrastrukturës së gazit dhe naftës të të dyja shteteve, do të kemi përparim në shkëmbim të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Shkëmbimi tregtar ka arritur në vlerën rreth 500-600 miliona eurosh e pse të mos jetë një miliardë euro. Do të jepet impuls i fortë në zhvillimin e korridorit tetë. To të ketë lehtësime doganore duke ua lehtësuar qytetarëve tregtinë e tyre”, tha Zaev.

Përndryshe kjo mbledhje e Komisionit për Politikë të Jashtme në të cilën ishte edhe kryeministri i Maqedonisë elaboroi dhe shqyrtoi pikat e deritashme të arritura në kuadër të projekt-marrëveshjes Maqedoni-Bullgari erdhi pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së për ditë të tëra kërkuan të njëjtën.

Mirëpo, ashtu edhe siç paralajmëroi Zaev detajet e saj nuk do të bëhen të ditura deri sa nuk mirtatohet e njëjta.

 

—————————————-

13: 05 – Kryeministri Zoran Zaev në seancë të mbyllur të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe kryetarët e komisioneve adekuate, do ta prezantojë Propozim-marrëveshjen për fqinjësi të mirë të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bullgarisë.

Në fillim të seancës u arrit marrëveshje midis kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve nga shumica qeveritare dhe deputetët e opozitës pas mbylljes së seancës ta elaborojë Projekt-marrëveshjen që të kenë kontroll në të.

Para votimit për atë se nëse seanca të jetë e mbyllur ose jo, kryetari i Komisionit për politikë të jashtme Antonio Milloshoski theksoi se anëtarët e Komisionit duhet të marrin material e pastaj të votojnë për propozimin se nëse seanca të jetë e hapur ose e mbyllur për opinionin. Trajko Veljanoski, kryetar i Komisionit për mbikëqyrje mbi ndjekjen e komunikimeve tha se duhet të ketë ndonjë material që të shihet shkalla e besueshmërisë dhe të mund të verifikohen certifikatat e të pranishmëve në seancë.

заев на комисија

Kryeministri Zaev tha se nevojitet të hapet debat për Projekt-marrëveshjen në funksion të ndërtimit të politikave konsensuale kombëtare në interes për të gjithë qytetarët.

“Qeveria ndjen për nevojë se kjo kërkesë është intencë e opozitës, ndërsa besoj edhe e të gjithëve në Parlament është qëllimmirë. Dëshiruam që këto çështje t’i hapim në mënyrë siç i ka hije, fillimisht institucioni më i rëndësishëm parlamenti, pastaj kjo do të kalonte në seancë të Qeverisë, pastaj do ta formonim tërësisht opinionin dhe nëse përfundohen të gjithë procedurat në funksion të aspektit pozitiv nga kjo punë kryeministri do të vendoste nënshkrimin e tij, ndërsa gjithsesi Parlamenti do ta ratifikonte marrëveshjen”, tha Zaev. AI shtoi se pritet që marrëveshja të përfundojë më 1 gusht. Kërkesën për seancë të mbyllur e bazoi në Konventën ndërkombëtare të Vjenës, ndërsa gjithashtu tha se nuk do të dëshironte që ta prishë momentin e respektimit të ndërsjellë me Bullgarinë.

Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi ishte i qëndrimit se material deri të deputetët mund të dorëzohet edhe pasi u votua që ajo të jetë e mbyllur për opinionin, ndërsa sipas marrëveshjes deputetët të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë do të nënshkruajnë deklarata adekuate.

Seanca e mbyllur filloi pas verifikimit të certifikatave të sigurisë së deputetëve.

———————————————————-

08:37 – Projekt-Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në seancë të mbyllur do të prezantohet para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, njofton Portalb.mk.

Seanca, siç informojnë nga Kuvendi, është caktuar pasi që dje deri te Komision për politikë të jashtme është dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në seancë, siç konfirmojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, disa ditë me radhë prej vizitës së Zaevit në Bullgari, kanë kërkuar që të publikohet marrëveshja me Bullgarinë dhe për të të debatohet në Kuvend.

Paraprakisht, ministri i MPJ-së, Nikolla Dimitrov tha se “Maqedonia dhe Bullgaria janë dakorduar për tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë qëllimi  së cilit është që të zgjidhen konteste dhe tensionet shumëvjeçare mes dy vendeve”

“Kemi arritur kompromis për tekstin. Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do ta zmadhojë besimin mes nesh, do të tregojë se jemi serioz dhe se duam të krijojmë miqësi në rajon”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në intervistë thekson se përveç me Bullgarinë, Maqedonia do që të ketë bashkëpunim më të mirë edhe me Greqinë, dhe për atë ka qenë edhe vizita e tij në Athinë.

“Porosia ime në Athinë ishte se në Maqedonia ka fillim të ri dhe për atë që të mendojnë se çfarë fqinjësh duan. Nëse duan të kenë demokraci evropian të udhëhequr nga sundimi i ligjit, tani është momenti që t’i ndihmojnë Maqedonisë, të lëshojnë udhë që të hyjmë në NATO nën referencën e përkohshme. Ajo do të nënkuptonte investim në klimë më të mirë ku do të mundej të zgjidhen problemet më të mëdha”, u shpreh Dimitrov.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button