fbpx

“Hunting Flies” e Izer Aliut me premierë në Prishtinë (FOTO+VIDEO)

Filmi “Hunting Flies” në regji të Izer Aliut nga Maqedonia të enjten, më 19 korrik me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar në Prishtinë “First Step Film Festival” (PriFest), njofton Portalb.mk.

Filmi i metrazhit të gjatë “Hunting Flies” vjen në programin e ‘Premierës rajonale’ bashkë me njëmbëdhjetë filma të tjerë. Që të gjitha do shfaqen në Amfiteatrin e Muzeut Kombëtar në Prishtinë.

Hunting Flies

Hunting Flies 1

Hunting Flies 2

 

Përndryshe, Festivali “PriFest” ka filluar më 13 dhe do të zgjasë deri më 20 korrik të 2017-s.

Në kudër të festivali “PriFest” ka pasur programe si ‘Projeksioni special jo-garues”‘Programi garues ballkanik’‘Programi garues evropian’‘Programi i filmit të metrazhit të mesëm’ dhe ‘Programi i dokumentarit’.

Prishtina Film FORUM. platforma e industrisë filmike dhe koproduksionit është pjesë integrale e PriFest, që do të ketë edicionin e nëntë nga 13-20 korrik 2017 në Prishtinë, ndërkohë që PriFORUM përfundoi më 18 korrik.

LEXO: ‘Hunting Flies’ nga Izer Aliu nominohet për Oscarin e Norvegjisë

Ndryshe, regjisori shqiptar Izer Aliu me filmin e tij të metrazhit të gjatë “Hunting Flies” është nominuar për dy çmime në garën prestigjioze “Amanda Awards” në Norvegji. Filmi i xhiruar në Maqedoni është dramë që trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës. Ngjarja zë vend në një klasë, ku gjatë një dite të ngarkuar shikuesi njoftohet me Ganiun (Burhan Ahmeti), mësuesin idealist, i cili humb punën në ditën e parë të shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button