Vlorë, sekuestrohen 2 ton drogë nga Lazarati, në pranga transportuesi dhe shoqëruesi

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga policia e Vlorës në hyrje të autostradës.

Në kuadër të operacionit “Restart”  rreth orës 05:30 të mëngjesit policia ka sekuestruar dy ton lëndë narkotike të llojit canabis sativa në një furgon tip “Mercedes Benz Sprinter” me targë AA002IB dhe ka vënë në pranga drejtuesin e tij Armando Kuçi nga Fieri.

Policia ka bllokuar edhe një mjet tip “Fiat Croma” me targë AA262FV i cili shoqëronte si pararojë ngarkesën e lëndës narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin Julian Byzyka banues në Fier. Blutë e qytetit të Vlorës bëjnë me dije se droga dyshohet se vinte nga Lazarati dhe  do të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button