Pas motit të keq në Halkidiki vetëm një familje nga Maqeodnia është paraqitur në konsullatën në Selanik

 Deri tani vetëm një familje nga Maqedonia, e cila ka qenë për pushime në Toroni, në cepin e dytë Sitonia në Halkidiki është paraqitur deri te Konsullata në Selanik pas motit të keq të përcjellur me të reshura të shiut. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informoi se anëtarët e kësaj familjeje nuk gjenden në rrezik.

Nga MPJ-ja po ashtu kumtuan se nuk ka shtetas të Maqedonisë edhe mes turistëve të evakuuar nga ana e shërbimeve greke në Toroni, Porto, Kufo dhe Tristika në cepin e dytë Sitonia, ku ndodhën përmbysjet e automjeteve të parkuara pas të reshurave intensive të shiut.

Në Konsullatën e Maqedonisë në Selanik funksionon celulari kujdestar 00306987200410, në të cilin në rast të nevojës mund të drejtohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë, informojnë nga MPJ-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button