Dëshironi të çelni ngjyrën e flokëve? Lyjini ato me mjaltë!

Një nga zgjedhjet e preferuara të vajzave, kur i drejtohen estetistes është padyshim ndryshimi i ngjyrës së flokëve. Të hapura apo të errëta, dëshira për të provuar një tjetër kolor, mbetet gjithmmonë e njejtë, shkruan Bordo.al.  Por, ka nga ato vajza që thjesht nuk dëshirojnë t’i lyejnë ose flokët delikatë nuk arrijnë ta përballojnë kimikatet e bojës. Nga ana tjetër, kërkojnë diçka novatore në paraqitjen e tyre. A ka një mënyrë natyrale për të provuar të tilla ndryshime?

Natyrisht që po! Të gjithë e dimë, që mjalti përfshihet në shumë maska flokësh, pasi shërben, ndër të tjera, si ushqyes për to. Përveçse si ndihmës në përmirësimin e fortësimin e rrënjëve, mjalti mund të shërbejë fare mirë edhe si një faktor shumë i rëndësishëm kontribues në çeljen e ngjyrës së flokëve. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

Në një enë të vogël, shtoni katër lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle ujë. Kjo, pasi mjalti ka vetinë të ngjisë, në këtë mënyrë uji do ta ndihmojë të mos krijojë probleme në fijet e flokëve. Shtoni dhe një lugë të vogël kanellë ose kafe turke, për rezultate më të shpejta, e përziejini të gjithë përbërësit bashkë. Lëreni në enë për 20 ose 30 minuta, më pas aplikojeni në kokë. Masazhojeni skalpin me gishta dhe sigurohuni që flokët të lyhen plotësisht me masën e përgatitur. Pas përfundimit të këtij proçesi, mbuloni kokën me një kapuç plastik dushi, dhe mbajeni për plot dy orë. Shpëlajini më pas me ujë të ngrohtë për të larguar masën nga flokët, e vazhdoni më tej me larjen me shampo si zakonisht. Rezultatet do t’ju mahnisin!

floke

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button