Takim për rekomandimet e GREKO-s në Ministrinë e Drejtësisë

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u realizua takim koordinues lidhur me realizimin e rekomandimeve të Grupit të Vendeve Kundër Korrupsionit – GREKO të Këshillit të Evropës të Raundit të Katërt të vlerësimit, në temën: “Ndalimi i korrupsionit tek anëtarët e Kuvendit, gjyqtarët dhe prokurorët publik”, transmeton MIA.

Takimin e udhëhoqi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.  Në takim  morën  pjesë  Aneta Arnaudovska, shefe e Delegacionit  të RM-së në GREKO, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kryetari i Shoqatës  së Prokurorëve  Publik, Kryetari i Komisionit  Shtetëror për Parandalimin  e Korrupsionit, përfaqësues i Kuvendit të RM-së dhe përfaqësues të sektorëve kompetent  të Ministrisë së Drejtësisë.

Pjesëmarrësit në takim  informuan për aktivitetet e ndërmarra  për realizimin e mëtutjeshëm të rekomandimeve për të cilat GREKO, në Raportin e Parë për harmonizim për Republikën e Maqedonisë – Raundi i Katërt, konkludoi  se nuk janë realizuar  ose janë pjesërisht të realizuara. Duke pasur parasysh faktin  se GREKO,  me  raportin e lartë cekur,  ka caktuar 31 janarin të 2018-ës si afat të fundit për realizimin  e rekomandimeve, janë shkëmbyer edhe informacione  për gjendjen  dhe planet  e institucioneve  në periudhën e ardhshme në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ceku  angazhimin e tij   për realizimin e rekomandimeve të këtij trupi  të cilat janë në domenin  e Ministrisë së Drejtësisë dhe potencoi se të njëjtat veç më janë të parashikuara në programin për punë  të institucionit. Njëkohësisht u bën  thirrje  edhe institucioneve  tjera kompetente të ndërmarrin  masa me qëllim  të realizimit të rekomandimeve që janë në kompetencën e tyre  në kuadër të afatit të parashikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button