Nuk ka paraburgim për Llatasin dhe Peshevskin, ngelen pa pasaporta

Gjykata e Apelit i ka refuzuar paraburgimet e PSP-së për kryeredaktorin e TV “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas dhe ish zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevki, njofton Portalb.mk.

Gjykata më e lartë i konfirmoi vendimet e Penales, e cila vendosi që në vend t’i dërgojë në burg, t’u shqiptojë masa më të lehta – marrje të pasaportës.

Pa pasaporta kanë ngelur edhe vëllezërit e Llatasit, Sërgjan dhe Xvezdan Pavlloviq, por edhe ish ndihmësi i ministrit të MPB-së, Gjoko Popovski.

Gjatë fundjavës, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar vendimet për marrjen e pasaportës të gazetares Ivona Talevska, e akuzuar për fshehje të tatimeve dhe të akuzuarve të alfa në MPB, të akuzuar në rastin “Tortura”, për burgosjen e Lube Boshkoskit. Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë ngelet edhe i punësuari në MPB, Nebojsha Stankoviq, i akuzuar në rastin “Thesari”, për prokurim të pajisjes për ndjekje, nëpërmjet ndërmarrjes “Finzi”, e cila ishte në pronësi të pronarit të ndjerë, Kosta Kërpaç, i cili u vra/vetëvra, në mënyrë misterioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button