fbpx

Shkupjani Elif Elmaz arrin në Stamboll te Fenerbahçe (VIDEO)

Tani më duket se gjithçka është punë e kryer, futbollisti shkupjan, Elif Elmaz ka arritur mbrëmë vonë në Stamboll dhe pritet që të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Fenerbahçes.

Disa media turke, kishin mësuar lajmin se talenti 18 vjeçar nga Shkupi do të arrijë në orët e vona të së dielës në Stamboll dhe e kishin pritur atë duke e pyteru lidhur me transferimin dhe se si ndjehet që do të jetë pjesë e skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe.

Elmazi ishte një nga talentet e mëdha të futbollit në Maqedoni duke luajtur me fanellën e Rabotniçkit në dy vitet e fundit, ndërsa në ndeshjen kualifikuese për KB “Rusi 2018” ai debutoi edhe me reprezentacionin e Maqedonisë për senorë, ndërsa ishte pjesë edhe reprezentacionit të Maqedonisë që luajti në KB Poloni 2017 me grupmoshat U21.

Nuk ka asnjë detaj se sa ka kushtuar ky transferim, ndërsa padyshim se duhet të jetë një prej më të shtrenjtëve, pasi që në garë ishin edhe Benfika, Gallatasaraj, Trabbzonspori, ndërsa interesim kishin shprehur edhe Borussia e Dortmundit e Mançester Siti. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button