Gjermani, kosovari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

Një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës. Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut në Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se brenda familjes pati një sherr. 52-vjeçari u largua për një moment, për tu rikthyer por këtë herë i armatosur duke qëlluar mbi gruan e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 40 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë, duke arrestuar 52-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se shkak i krimit në familje kanë qenë problemet familjare, megjithatë hetimet vijojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button