Stuhi bore në Kili, një i vdekur, kryeqyteti pa energji elektrike

Rreth 270 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Santiago, kryeqytetin e Kilit, pas stuhisë më të fuqishme të borës që ka goditur rajonin që nga viti 2007, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat në Kili njoftojnë se një person ka humbur jetën gjatë pastrimit të akullit ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga shoku elektrik pasi ka shpërthyer një kabllo elektrike.

Meteorologët thonë se bëhet fjalë për stuhinë më të fortë të borës në dhjetë vitet e fundit dhe se rajoni në ditët e fundit është përfshirë nga temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Stuhia e borës ka ndaluar edhe trafikun në kryeqytet ndërsa janë anuluar edhe disa aktivitete sportive.

Meteorologët paralajmërojnë reshje të dobëta të borës në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button