Latinovski kërkon zbardhjen e rastit në Radishan

Kryetari i Komunës së Butelit, Petre Llatinovski ka bërë thirrje që sa më shpejtë institucionet të zbardhin rastin me familjen Zeqiri në lagjen Radishanpasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve.

Ai paralajmëroi se nesër në kabinetin e tij do të mbledh në takim përfaqësues të MPB-së, kryeshefin e stacionit policor në Butel, përfaqësues të OJQ-ve, anëtarët e familjes Zeqiri dhe disa nga fqinjët e saj, përfaqësues të të rinjve të Radishanit, këshilltarët e Radishanit në këtë komunë me të vetmin qëllim që të ulen tensionet rreth situatës së krijuar ditëve të fundit në këtë komunë.

“Në këtë mbledhje edhe më tepër dëshirojmë që të japim qëllim tërësisht tjetër, të diskutojmë për marrëdhëniet mes banorëve që kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë, të shohim vallë me të vërtet dikush dëshiron ti shkatërrojë ato ose bëhet fjalë për diçka krejt ndryshe! Rezultati i kësaj iniciative duhet të jetë që fillimisht të bëjmë qetësimin e tensioneve. Unë insistojë që sa më shpejtë të zbardhen motivet e vërteta dhe të kapen autorët e krimit. Unë me të vërtet dëshirojë që autorët e krimit, pa dallim kush është, çfarë është të sanksionohen ashpër dhe të nxirën para drejtësisë e të dënohen”, tha Petre Llatinovski, kryetar i Komunës së Butelit.

LEXO MË SHUMË:

Frika dhe ankthi vazhdon të mbisundojë në këtë familje, gjysma e së cilës u detyrua të shpërngulet në Gjermani! 

Zeqiri nga Radishani: A ka dikush t’i ndal këto huliganë?!

VIDEO-Momenti i eksplodimit të bombës në Radishan

VIDEO: Dëshmia e të sulmuarve në Radishan

Protestë në mbrojtje të familjes Zeqiri

Skandaloze! Zeqiri nga Radishani: MPB na tha të mos japim më deklarata

Lajme të ngjashme

Back to top button