Vozitësit në New York humbin 107 orë në vit duke kërkuar parking, në Londër 67 orë

Nëse mendoni se Prishtina ose në ndonjë qytet tjetër në Kosovë është vështirë për të gjetur vend për parking, atëherë duhet të jeni të lumtur që nuk jetoni në disa nga metropolet botërore.

Sipas rezultateve të publikuara, vozitësit në New York shpenzojnë duke kërkuar parking hiq më pak se 107 orë në vit. Kjo është më shumë se katër ditë.

Natyrisht, lëvizja me automobil i kushton çdo njujorkezi 300 euro për 107 orët e humbura në kohë dhe karburante.

Gjendja në Evropë është pak më e mirë, pasi që londinezët për kërkim të parkingut shpenzojnë 67 orë në vit, ndërsa vozitësit në Frankfurt 65 orë, transmeton Ksp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button