Vazhdon seanca e Kuvendit për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin për vitin 2016

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me replika dhe kundër replika të opozitës e vazhdoi debatin për Propozim llogarinë përfundimtare për Buxhetin për vitin 2016.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në debatin e sotëm theksuan se në kohën e  qeverisë të udhëhequr nga partia e tyre është shpenzuar me ekonomi, u rritën pagat, pensionet dhe ndihma sociale, ndërsa në mënyrë të rregullt janë paguar edhe subvencionet, transmeton MIA.

Me vërejte për politikën e gabuar të qeverisë aktuale që të ndalojnë realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore siç janë autostradat dhe rrugët rajonale.

Ndërsa deputetët e LSDM-së  në debatin e mbrëmshëm theksuan se qeveria paraprake e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja  nuk ka mbajtur llogari për jetë më të mirë dhe më dinjitoze të qytetarëve.

Debati për këtë pikë do të vazhdojë pas pushimit prej një ore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button