Mirçeski: SHPPP dy vitet e kaluara ka marrë dy LED ekrane të jashtme për një milionë euro

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dy vitet e kaluara në emër të Qeverisë së atëhershme të Republikës së Maqedonisë ka marrë dy LED ekranë për përdorim të jashtëm me vlerë prej përafërsisht dy milionë eurosh, informon sot drejtori i SHPPP-së Pece Mirçeski.

“Nga dokumentacioni është verifikuar se e para nga dy marrëveshjet joracionale është bërë në vitin 2015 dhe ka të bëjë me një LED ekran për përdorim të jashtëm në objektin në ndërtim të Fakultetit për arte dramaturgjike. Për këtë furnizim të Qeverisë paraprake, qytetarët e RM-së kanë paguar 340.000 euro”, theksoi Mirçevski.

Marrëveshja e dytë është lidhur në vitin 2016 për furnizimin e një LED ekrani për përdorim të jashtëm të Pallatit ASNOM me vlerë prej 650.000 eurosh.

“Siptomatike është ajo se të dy këtë furnizime janë bërë me të njëjtën kompani dhe në të dyja rastet faturat janë paguar vetëm një ditë pas marrjes së ekraneve”, tha Mirçevski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të jetë përgjegjësi, Mirçevski theksoi se do të procedurojë sipas ligjit dhe do të ngrejë procedurë disipline kundër të punësuarve që kanë qenë pjesë e kryerjes së detyrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button