Gjykata e Apelit i mban të fshehura vendimet për rastet e Prokurorisë Speciale

Gjykata e Apelit miratoi vendime për një pjesë të ankesave të Prokurorisë Speciale dhe të pandehurve në rastet e Katica Janevës. Nuk ka detaje për cila lëndë gjykatësit e Apelit kanë marrë vendim dhe cili është epilogu, njofton Alsat-M. Nga Apeli nuk tregojnë nëse i kanë ndryshuar disa nga vendimet e Gjykatës Penale dhe nëse në vend të pasaportës, dikush nga të pandehurit do të përfundojë në paraburgim.

Vendimet pas ankesave janë shkruar dhe derisa nuk kanë dhënë gjykatësit nënshkrim, Apeli nuk do njoftojë se cili është rezultati. Do ti ri-dërgojnë në Gjykatën Shkupi 1, që ata ti publikojnë në faqen zyrtare të tyre. Në ditët e fundit në Gjykatën e Apelit u mbajtën seanca publike për disa lëndë.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button