Bashkësia e biznesit i përshëndeti projektet e dakorduara nga Samiti në Trieste

Shoqërimi rajonal dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë të rëndësishme për implementim të projekteve të dakorduara strategjike ekonomike të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt tregut evropian, konsideron kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska e cila kishte fjalim në konferencën “Procesi i Berlinit 2017: Implementimi i reformave ekonomike dhe bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor kushtuar konkluzioneve të Samitit të 4-të të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Trieste.
“I përshëndesim projektet e dakorduara nga Samiti në Trieste për infrastrukturën rrugore dhe energjetikën, si dhe mbështetjen ndaj qasjes së financave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilët janë një hap përpara drejt zhvillimit ekonomik të rajonit.Mbështetja e sektorit privat dhe lehtësimi në rrugën e tyre drejt qasjes së financave për zhvillim të tyre, avancim të infrastrukturës rrugore, zhvillim të sektorit TIK dhe kontributin drejt arsimit në pajtueshmëri me nevojat evropiane të tregut të punës paraqesin prioritete të përbashkëta të cilët ne odat ekonomike si përfaqësues të biznes bashkësisë nga rajoni duhet fuqimisht t’i mbështesim dhe bashkërisht të punojmë përmes instrumenteve personale për avancim të tyre”, deklaroi Arsovska.

Ajo shtoi se pas Samitit në Trieste konkluzion është se me rëndësi të veçantë është që sektori privat aktivisht të marrë pjesë në krijimin e kushteve për zhvillim të biznesit, në procesin e harmonizimit me legjislacionin evropian dhe në krijimin e mënyrave inovative për avancim të bashkëpunimit investues.

Arsovska realizoi takime edhe me biznes asociacione nga Friuli Italia në të cilat theksoi se LOE aktivisht bashkëpunon me institucionet kompetente përmes të cilëve në mënyrë sektoriale kontribuon në zbatimin e reformave strukturore të domosdoshme për përmirësim të klimës investuese, integrimin ekonomik rajonal, si dhe afrimin drejt tregut të vetëm të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button