Dimitrov në Vatikan u takua me monsinjor Pol Riçard Galager

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov i cili qëndron për vizitë në Vatikan, sot u takua me homologun e tij sekretarin për marrëdhënie me vendet monsinjor Pol Riçard Galager.
Siç njoftoi ministria e MPJ-së të Maqedonisë, në fokus të bisedimeve ishin perspektiva e marrëdhënieve bilaterale e cila më shumë se dy dekada është pasqyrim i respektit reciprok dhe lidhjeve historike të pandërprera përmes personaliteteve të njohura dhe evenimenteve të njohura.
Në këtë drejtim, është konstatuar roli proaktiv i Republikës së Maqedonisë në promovimin e dialogut ndërfetar dhe respektimin e lirive fetare dhe përvoja e saj në ruajtjen e shumëllojshmërisë dhe bashkëjetesës.
Dimitrov e njohu bashkëbiseduesin për prioritetet dhe qëllimet e Qeverisë së re, kontekstin shoqëror aktual, ambiciet në raport me integrimet evropiane dhe euroatlantike si dhe lidhur me zhvillimin e lidhjeve miqësore me fqinjët.
Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial midis dy vendeve përmes një sërë propozimesh dhe iniciativash që do të mund të futin një dinamikë të përforcuar në relacionet e ndërsjella, para së gjithash, në sferën e kulturës, këmbimit të përvojave në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike, arsimit dhe shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button