fbpx

Republikanët prezantuan ligjin që duhet të zëvendësojë “Obamacare”

Përfaqësuesit e Partisë Republikane në Senatin amerikan prezantuan të enjten ligjin e rishikuar në mbrojtjen shëndetësore në këmbënguljen që të fitojnë vota shtesë për heqjen dhe zëvendësimin e ligjit për qasje në shëndetësi (ACA), i njohur si “Obamacare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshimet janë në drejtim të uljes së shpenzimeve të siguruara për konsum, ashtu që do të sigurojë mjete të reja gjatë shtatë viteve të ardhshme për individë të cilët janë përdorues të “Obamacare”.

Propozimi i ri i ligjit përfshinë 70 miliardë dollarë shtesë mbi 112 miliardë dollarët sa ishin, me qëllim që të realizohen planet paraprake për heqjen e tatimit të amerikanëve të pasur, që u përfshi në “Obamacare”. Përveç ndryshimeve, senatorët republikan Susan Collins dhe Rand Paul nuk ishin të kënaqura me propozimin e ri dhe shprehën shqetësim.

“Jemi të gatshme të punojmë me kolegët e partisë dhe demokratët që të përmirësojmë të gjitha gabimet në ACA”, porositi Collins përmes Twitterit, duke shtuar se vota e saj do të jetë “jo”.

Paul po ashtu përmes Twitterit dha kritika në llogari të propozimit të ri: “Njoftoni ligjin e ri, i njëjti si ai i mëparshmi, por me më pak tatime, më shumë shpenzime dhe me mbështetje më të madhe financiare”.
Republikanëve u nevojiten 50 vota që propozim ligji i ri të kalojë në Senat dhe nuk mund të përballojnë të humbin votat e Collins dhe Paul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button