Të punësuarit në ‘Drekslmaer’ ju thanë ‘najn’ pronarëve

Fabrikës më të madhe në Maqedoni i ndodhi të ketë grevë. Qindra punëtorë nga ndërrimi i tretë të kompanisë gjermane ‘Dreksmaer’ në Kavadarc të dielën në mbrëmje nuk kanë hyrë në vendet e tyre të punës të pakënaqur për shkak të premtimeve të parealizuara për pagesë shtesë për punën e tyre gjatë festës së pashkëve. 

Edhe pse përgjegjësit kanë tentuar që ti detyrojnë punëtorët të ndërprenë grevën, ato nuk ja arritën qëllimit.

“Gjermanët na thanë të punojmë të shtunave dhe të dielave për festën e pashkëve ndërsa për këtë do të fitojmë 2.200 denarë shtesë dhe 1.500 vaucer plotësues që të blejmë në marketin lokal. Mbrëmë e paguan rrogën e prillit dhe pamë se nuk na është paguar ajo që është premtuar. Përgjegjësit na thanë se gabim kemi kuptuar, ato nuk ju kanë premtuar pagesë shtesë por vetëm vauçer. Si është e mundur 4 mijë persona që ishim në takim të kemi kuptuar gabimisht. Kjo ishte arsyeja pse ne u detyruam të shprehim pakënaqësinë në këtë mënyrë”, tha njëri nga punëtorët. 

Prej të dielën e deri më sot punëtorët dhe udhëheqësit nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e problemit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button