Zgjidhen anëtarët e Komitetit kuvendor për marrëdhënie midis bashkësive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e pasdites të seancës së tetë miratoi vendim për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.

Për anëtarë të Komitetit nga radhët e deputetëve shqiptarë janë zgjedhur Rexhail Ismaili, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Shpresa Hadri, Ziadin Sela, Fadil Zendeli dhe Zeqirja Ibrahimi. Nga radhët e deputetëve maqedonas janë zgjedhur Zhaklina Llazarevska, Nikica Korubin, Kosta Janevski, Sllavica Shumanska Miteva, Antonio Milloshoski, Goran Manojlloski, Dafina Jovanovska Stojanoska. Deputetët turq do t’i përfaqësojë Jusuf Hasani, vllehët Sashko Kostov, romët Kurto Dudush, serbët Ivan Stoillkoviq, ndërsa boshnjakët Zeqir Ramçilloviq, transmeton MIA.

Kuvendi miratoi edhe Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe vendime për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RM-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), të delegacionit të Kuvendit të RM-së në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP OSBE). me vendim të Kuvendit është konfirmuar edhe përbërja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (UIP), si dhe përbërja e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin parlamentar të Iniciativës të Evropës Qendrore (DP IEQ). Janë zgjedhur edhe shefi, anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të RM-së në Asamblenë parlamentare të Organizatës kontraktuese Veri-Atlantike (AP NATO), në Asamblenë parlamentare të Mesdheut (AP Mesdheu), përbërjen e Delegacionit në Asamblenë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP PBEJL)….

Është zgjedhur edhe përbërja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin parlamentare për stabilizim dhe asociim, ndërsa janë emëruar edhe kryetari, nënkryetari, anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Këshillit kombëtar për euro-integrime.

Në vijim është debati për Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button