Ambasada turke në Maqedoni me aktivitete për përvjetorin e tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi

Ambasada turke në Republikën e Maqedonisë me rastin e përvjetorit nga tentimi i pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi më 15 korrik të vitit 2016 organizoi disa aktivitete dhe komemoracione në nder të viktimave.

Me këtë rast ambasadorja turke në Maqedoni Tulin Erkal Kara, në konferencën e sotme për shtyp, theksoi se populli turk në këtë datë nga njëra anë vuan për viktimat, ndërsa nga tjetra e kremton si festë të demokracisë për shkak se, shtetin nuk ua la tradhtarëve.

Турција прес државен удар 1

“Populli luftoi për ruajtje të demokracisë dhe me solidaritet heroik e pengoi grusht shtetin. Kanosjet nga organizata terroriste fetullahiste nuk janë të kufizuar vetëm në Turqi, por ekzistojnë kudo ku janë aktive shkollat dhe mediat e tyre, përmes të cilave bëhet trajnim dhe infiltrim i të rinjve në institucione. FETO shkollat dhe mediat ende janë aktive në Maqedoni. Ata nuk e prezantojnë Turqinë dhe presin mundësi për fshehje të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Turqisë”, deklaroi Kara.

Theksoi se Maqedonia ishte një nga shtetet e para të cilët reaguan dhe treguan mbështetje pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet.

Ceremonia kryesore për shënim të grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, siç paralajmëroi ambasadorja Kara, do të mbahet nesër në Shkup.

Persona fshehtas të infiltruar në forcat e armatosura të Turqisë më 15 korrik të vitit 2016 realizuan një tentim të pasuksesshëm për grusht shtet dhe atentat ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan. Atë natë Erdogan i bëri thirrje popullit që të dalë në rrugë dhe t’i mbrojë institucionet demokratike dhe kushtetutën nga terroristët. Në trazirat rrugore jetën e humbën 250 persona. Për tentimin për grusht shtet autoritetet turke i akuzuan ithtarët e predikuesit islamik Fetullah Gjylen, me ç’rast filloi me një sërë aktivitete për arrestimin e tyre dhe raste gjyqësore.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse kanë biseduar me Qeverinë e re për mbyllje të FETO shkollave dhe mediave në Maqedoni, ambasadorja Kara, theksoi se me qeverinë paraprake është marrë vendim, por për shkak të kundërshtimit të ministrit të atëhershëm të arsimit, ai nuk u zbatua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button