Gruevski u bë anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese në Kuvend

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u bë anëtari i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe tani për tani ky është aktiviteti i tij në trupat punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nëse e kërkoni emrin e deputetit Gruevski në faqen e internetit të Kuvendit, nuk ka asnjë lloj biografie. Vetëm një fotografi e vjetër prej kur ka qenë më i ri, informata se është anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe e-maili i tij zyrtar [email protected].

Sipas Rregullores së Kuvendit, çdo deputet ka të drejtë të deklarohet se në cilin vend të punës dëshiron të jetë anëtar. Komisioni në të cilin u anëtarësua Gruevski nuk ka qenë aktiv me vite, duke pasur parasysh kompetencat që i ka për zbatimin e Kushtetutës, disa janë si: propozime për ndryshime dhe plotësime në Kushtetutë, ngritja e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje të cilat janë me karakter kushtetues.

Deputetët kanë detyrim të përfshihen më së paku në njërin nga trupat punuese të Kuvendit. Grueski tani për tani është anëtar vetëm te Komisioni i Çështjeve Kushtetuese, ndërsa ka deputet që janë anëtar ose zëvendës në pesë komisione.

Nikolla Gruevski në Kuvend është pjesë e grupit të parë parlamentar, koordinator i të cilit është Ilija Dimovski, ndërsa zëvendës-koordinatorë janë Nevenka Stamenkovska dhe Zeqir Ramlloçoviq. Përveç Gruevskit, pjesë e “kecit” janë edhe Trajko Veljanoski dhe Emil Dimitriev të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button