Cipras, Borisov, Vuçiq kanë porosi pë Maqedoninë

Greqia, Bullgaria dhe Serbia konsiderojnë se është i domosdoshëm stabilizimi i situatës së brendshme politike në Maqedoni, si dhe vazhdimi i dialogut për gjetje të zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për çështjen e emrit, konkluduan në takimin e djeshëm bilateraë në Selanik kryeministri grek, Aleksis Cipras, kolegu i tij bullgar, Bojko Borisov dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo, sipas tyre, do ta hapë perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Mediumet greke dhe bullgare sot transmetojnë se Cipras në konferencën e përbashkët për shtyp me Borisov dhe Vuçiq ka theksuar se Greqia dhe BE-ja i vazhdojnë përpjekjet për eurointegrim të Ballkanit, por se vendet aspirante duhet t’i përmbushin kushtet e domosdoshme. Në kontekst të situatës në Maqedoni, Cipras foli për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes dhe stabilitetit në vend. Theksoi se me rëndësi është të zhvillohet dialog dhe të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin me emrin, që, siç theksoi, është parakusht për mbështetje të Athinës në rrugën e Shkupit drejt BE-së.

Kryeministri bullgar Borisov ka thënë se pas Samitit në Trieste sheh në mënyrë më optimiste ndaj perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Paralajmëroi se BE-ja nuk duhet ta anashkalojë Ballkanin sepse ekzistojnë ambicie të disa vendeve për ndikim të tyre në rajon. Borisov paralajmëroi se Bullgaria gjatë kryesimit me BE-në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të angazhohet për nxitje të europerspektivave të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Ai konsideron se bashkëpunimi ndërmjet vendeve në rajon nuk duhet të jetë sipas modelit të ish-Jugosllavisë, por secili shtet individualisht të ketë qasje drejt BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button