Tanturovski: Garantoj se Komisioni i Antikorruspionit punon pa ndikime politike

“Një ndër reformat kryesore të Planit 3-6-9 që duhet të zbatohen në Komisionin  e Antikorrupsionit është në pjesën e zgjedhjeve”, deklaroi zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimit e Korrupsionit, njofton Portalb.mk.

“Në pjesën e krijimit të regullativës për parandalimin e shfrytëzimit të resurseve shtetërore në fushatë. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka edhe masë në raport të dorëzohen të gjitha hetimet dhe masat të cilat i ka ngritur Komisioni për Luftën Kundër Korrupsionit. Qëllimi është që të hiqen të gjitha ndikimet dhe presionet politike”, deklaroi Bujar Osmani.

Kryetari i Komisionit, Igor Tanturovski përsëri beson se Komisioni punon pa presione politike.

“Kam deklaruar disa herë se Komisioni punon në përputhje me ligjet, pa ndikime politike. Ajo që prezantohet në opinion unë e kam përgënjeshtruar disa herë. Garantoj se Komisioni punon në mënyrë të pavarur në pajtim me ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ligjin për përplasjen e interesave. Shpresojmë se me ndihmën e Qeverisë tashmë puna jonë do të mbetet edhe më transparente”, tha Tanturovski.

Në pyetjen e Makfaks se a do t’i publikojnë listat e anketave dhe të funksionarëve listat e të cilëve janë publikuar dhe pastaj janë hequr nga faqja e komisionit, kryetari i Komisionit deklaroi se kërkon zgjidhje për këtë problem.

“Bëhet fjalë për zgjidhje të re të softverit që mundëson që listat anketuese të mbeten të dukshme për opinionin në periudhë ligjore të rregulluar, por presim të hyjë në procedurë të Kuvendit, të fillojnë dhe të miratohen ndryshimet ligjore”, deklaroi Tanturovski.

Komisioni i Antikorrupsionit deri tani ka pasur një varg të kritikave se punon në mënyrë jo transparente dhe me ndikim politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button