Shkëndija nëse kalon Helsinkun, do ti “hakmerret” Norçepingut për Prishtinën

Shorti i herdhur në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës ka përcaktuar fituesin e duelit IFK Norrkoping (Suedi) vs Trakai FC (Lituani)  si kundërshtar të Shkëndijës në rast të kualifikimit në raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Pas eliminimit të Daçias së Moldavisë në raundin e parë, “kuqezinjtë” kanë shanse të mira për të kaluar edhe pengesën e dytë, pasi mundën 3:1 HJK Helsinkin në ndeshjen e parë të enjten në Strumicë. Nëse Shkëndija mbron këtë rezultat, prenoton dy takime, më 27 korrik si mysafire në Suedi ose Lituani, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 3 gusht në terren vendas. Gjithsesi, para se të mendojë për raundin e tretë, Shkëndija është e koncentruar në takimin e dytë me HJK Helsinkin më 20 korrik në Finlandë.

Ndërkohë skuadra e Rabotniçkit nëse kalon Dinamo Misnkun me të cilët në Shkup luajtën baraz 1:1, do të përballeshin ën rrethin e tretë me fituesin e duelit AEK Llarnaka të Qipros – Kork Siti të Irlandës.

Skënderbeu është përfaqësuesi i vetëm i shqipërisë në Ligën e Evropës dhe në rast se eliminon ekipin kazak Kairat, do të përballet me Mlada Boleslavin ose Shamrock Roversin.

Ndërkohë edhe Vardari që po luan në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampioneve, pasa barazimit ndaj Malmes 1:1, në rast që e kalon këtë pengesë, për kundërshtarë do të ketë fituesin nga dueli Zhilina – Kopenhaga.

Kampionët e Shqipërisë, skuadra e Kukësit do të ndeshen me skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, Qarabag të Azerbajxhanit, e që është favorite për të kaluar rrethin e dytë pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë me Samtredian. Ndeshja e parë do të luhet në Azerbajxhan më 25/26 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1/2 gusht në “Elbasan Arena”. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button