Filloi seanca e Komisionit për Çështje Evropiane për përshpejtimin e proceseve nga plani “3-6-9”

Komisioni për Çështje Evropiane e ka filluar seancën, në rend dite është plani reformues i Qeverisë “3-6-9”, për të cilën duhet të miratohet deklaratë për përshpejtimin e reformave dhe të proceseve integruese për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i deklaratës, ashtu siç shkruhet në arsyetimin e Komisionit, është që të “konstatohet bashkimi konsensual dhe mbipartiak rreth përpjekjeve të përbashkëta për realizimin e ndarjes strategjike të shteti për anëtarësim në BE dhe NATO, për të cilën ekziston pajtueshmëri nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë që nga pavarësia e shtetit”.

“Plani 3-6-9 është udhëzues bazë për përforcimin e qëndrueshmërisë së reformave të nevojshme në përfshirjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Është i nevojshëm zbatim urgjent të të gjitha aktiviteteve të parashikuara në planin 3-6-9 si kusht për marrjen e rekomandimit të pakusht dhe caktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Komisioni thekson nevojën për qasje përfshirëse dhe transparente në zbatimin e aktiviteteve dhe sfidave të parashikuara në planin 3-6-9, përmes kyçjes së opozitës dhe shoqërisë civile. Komisioni kërkon nga Qeveria në mënyre të rrëgullt dhe gjithëpërfshirësë të raportojë dhe përfshijë Kuvendin në të gjitha aspektet e planit 3-6-9”, thuhet në arsyetim.

Në seancë marrin pjesë, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryetari i komisionit kuvendor, Artan Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button