Rusia kërcënohet me dëbimin e diplomatëve të SHBA-së

Rusia është e gatshme që mënyrë të konsiderueshme të zvogëlojë numrin e bashkëpunëtorëve në Ambasadën amerikane në Rusi si përgjigje të bllokadës të pronës diplomatike ruse në SHBA, deklaroi Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Nëse punët nuk lëvizin në të mirë, do të duhet të kundërpërgjigjemi. Ka me çfarë të kundërpërgjigjemi, përbërja e Ambasadës amerikane në Moskë është më e madhe se numri i nëpunësve tanë në Ambasadën në Uashington”, sqaroi Zaharova.

Ajo theksoi se SHBA refuzojnë të japin  viza për diplomatë të cilët duhet të zëvendësojnë 35 nëpunës të dëbuar në fund të dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button