Gjirokastër, digjet magazina me ambalazhe

Një magazinë me ambalazhe është djegur plotësisht orët e para të së premtes në Gjirokastër, shkruan Top Channel.

Zjarri i rënë rreth orës 4:00 të mëngjesit ka përfshirë edhe një furrë buke që falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse arriti t’i shpëtojë flakëve. Shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e punonjësit të furrës.

Era ka ndihmuar në nxitjen e flakëve që fillimisht kanë përfshirë stivën e druve të ndodhur pranë dhe më pas magazinën në krah që shërbente si pikë ambalazhimi dhe paletash druri.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka ndihmuar në shmangien e zjarrit në magazinat e tjera dhe kamionët e parkuar në vend. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 8 efektivë zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button