fbpx

Policia izraelite vret 3 palestinezë në Xhaminë Aksa

Policia izraelite sot në orët e mëngjesit ka vrarë 3 palestinezë për të cilët ka pretenduar se kanë ndërmarrë sulm të armatosur në Xhaminë Aksa, ku gjatë incidentit janë plagosur tri ushtarë izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite ka njoftuar se forcat policore kanë vrarë palestinezët pasi kanë hapur zjarr ndaj policisë izraelite në rajonin e Portës së Luanit të Xhamisë Aksa.

Sipas deklaratës së policisë, gjatë incidentit janë plagosur rëndë edhe dy persona të tjerë, ndërsa pas operacionit pranë palestinezëve të vrarë janë gjetur dy armë gjysmëautomatike dhe një revole.

Ndërkaq, nga Ylli i Kuq i Davudit kanë deklaruar se “gjatë sulmit janë plagosur tre izraelitë, prej të cilëve dy më rëndë”. Megjithatë, nuk janë shpalosur të dhëna rreth identitetit të personave të marrë për kurim. Nga ana tjetër, media izraelite ka njoftuar se të plagosurit janë pjesëtarë të policisë izraelite.

Në deklaratën e policisë po ashtu thuhet se janë mbyllur portat e Xhamisë Aksa dhe se policia sot nuk do të lejojë faljen e namazit të xhumasë në këtë xhami.

Policia gjithashtu ka mbyllur për qarkullim edhe rajonin e Qytetit të Vjetër të rrethuar me mure, brenda të cilit ndodhet Xhamia Aksa. Siç është vërejtur, numër i madh i ushtarëve izraelite janë pozicionuar në portat e qytetit, teksa mbi qytet fluturojnë disa helikopterë policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button