Objektet arsimore shqiptare realizohen me shpejtësinë e breshkës!

Objektet arsimore në gjuhën shqipe të parashikuara të ndërtohen, hasin në probleme të shumta gjatë procesit të realizimit të projekteve të tyre. Kësaj radhe me këtë problem ballafaqohet Universiteti i ri i themeluar në Shkup, “Nënë Tereza”, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse tani më një vit është në funksion, dhe nga MASH u premtua disa herë objekt i ri duke u shpalosur kështu edhe projektet, sigurimi hapësirës si dhe plani urbanistik, ende asgjë nuk është bërë në këtë aspekt.
Ish Kazerma Ilinden
Komuna e Çairit siç u shpreh për Portalb.mk, tani më një kohë të gjatë ka përfunduar planin urbanistik lidhur me hapësirat se ku do të ndërtohet objekti i ri i këtij universiteti, duke thënë që me kaq përfundon kompetenca e tyre sa i përket këtij projekti.

Disa herë u tha që punimet do të fillojnë në vitin 2017, mirëpo edhe pas gjysmës së 2017 ende asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim. Ish kazerma Ilinden, hapësirat e së cilës iu siguruan së pari studimeve të disperzuara të Universitetit të Tetovës në Shkup, të cilat nuk arritën në rregullohen për gjashtë vite me radhë, shtrohet pyetja, se kur pritet të jenë gati tani për UNT, duke pasur parasysh afatet e stërzgjatura të projekteve paraprake.

Rektori i UNT, Aziz Pollozhani sa i përket objektit të ri nuk jep informacione apo data kohore se kur mund të pritet të realizohet ai apo së paku të fillojnë punimet, megjithatë ai shprehet se në hapësirat ekzistuese ka kapacitete për të plotësuar kërkesat dhe nevojat të vendeve të planifikuara,

“Kam thënë edhe më herët se UNT-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që përderisa nuk kemi ndërtim të objektit amë, kampusi i Universitetit Nënë Tereza aty ku edhe është i destinuar me dokumentet përkatëse dhe me programin qeveritar në hapësirat ekzistuese, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kemi kapacitete për të plotësuar kërkesat dhe nevojat të vendeve të planifikuara për këtë fazë. Në këtë ndërtesë ku jemi ne kemi në shfrytëzim katër kate, 2000 metra katror dhe që jemi në fazën e përgatitjes së katit të parë për shkak të krijimit të qasjes më të lehtë të studentëve. Aty po zhvillohet ridizajnimi i hapësirës me qëllim që të bëhet amfiteatri sa më i përshtatshëm. Këto do të jenë gati deri më 15 shtator bashkë me objektin që e kemi në shkollën fillore Kongresi i Manastirit i cili përfshin rreth 600 metra katrorë në të cilën veç se po punohet. Në ndërtim e sipër janë edhe laboratorët” sqaron për Portalb, Pollozhani.

Ish kazerma Ilinden
Ish kazerma Ilinden

Me stërzgjatjen e ndërtimit të objekteve të reja gjithashtu ndër vite u ballafaquan edhe disa institucione arsimore, mes tjerash Universiteti i Tetovës, gjimnazi Zef Lush Marku, si dhe shkolla fillore Kongresi i Manastirit, e cila tani përveç funksionimit si shkollë fillore, pjesë e hapësirës iu është ndarë edhe dy universiteteve shqiptare, atij te Tetovës dhe UNT, gjë e pazakontë që studentët të mësojnë në një objekt me filloristët.

Ndryshe nga institucionet arsimore shqiptare, ato maqedonase vazhdojnë të realizohen sipas planit të projektit, siç është rasti me Universitetin Shën Kirilit dhe Metodi, ku tani më ka filluar ndërtimi i dy objekteve për fakultetin e shkencave të informatikës, kompjuteri dhe inxhinierisë, si dhe për fakultetin e edukatës fizike, ku vazhdon të punohet intensivisht, ndërkaq hapësirat për universitetet shqiptare shndërrohen në deponoi mbeturinash, shkruan Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button