Shumica e deputetëve kërkojnë efikasitet në debatin për Zvërlevskin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e vazhdoi debatin për propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski në të cilin shumica kërkoi nga opozita efikasitet në debat edhe ai sa më shpejt të përfundojë, ndërsa opozita tregoi përgatitje për atë vetëm nëse paraprakisht sillen ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike që i propozuan.

Koordinuesi i LSDM-së Tomisllav Tuntev ju bëri thirrje kolegëve të opozitës të jenë efikas për, siç tha, një orë më herët të fillimit të proceseve reformuese. Shtoi se ata si shumicë do të bëjnë gjithçka që ky debat të zgjasë më shkurt, edhe pse kanë dëshirë të tregojnë më shumë.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se mund të pritet debat normal nëse ka propozime normale.

Shumë deputetë hoqën dorë nga fjalimi i tyre, mes tyre edhe Irena Stefkovska nga LSDM-ja e cila në emër të konstruktivitetit u lut që sot të përfundojë debati për këtë pikë, sepse siç tha, nuk ka njeri në vend i cili nuk dëshiron drejtësi dhe siguri.

Pavle Bogoevski potencoi se propozohet ndryshim i prokurorit publik, i cili, siç tha, e ka shkatërruar pavarësinë e institucionit.

Për të është i papranueshëm propozimi i opozitës për ndryshime të Ligjit për PP me të cilën opozita do ta propozojë prokurorin publik, derisa nuk pastrohen, siç tha, krimet e tyre.

Frosina Remenski theksoi se shkarkimi bëhet nuk për shkak të qëllimeve politike, por për argumentet e mbajtura ligjore.

Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja tha se Marko Zvërlevski 30 vite punon në këtë sferë dhe se në punën e tij nuk ka treguar mangësi ose probleme, i cili për punën e institucionit që e ka udhëhequr mbrapa në të gjitha raportet vjetore nuk ka pasur vërejtje për punën e PP-së dhe për udhëheqjen e institucionit.

Seancën e ndërpreu kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në kërkesë të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE-ja. Vazhdimi i kësaj seance do të caktohet në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button