Zaev – Xhonson: Britania mbetet partnere e Ballkanit

 Kryeministri Zoran Zaev në Trieste u takua me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, i cili e ka përfaqësuar kryeministren britanike Terеza Mej në Samitin për Ballkanin Perëndimor, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

“Diplomati i lartë britanik Xhonson shprehu mbështetje të qartë dhe të madhe për Qeverinë e re të Maqedonisë, në emër të Britanisë së Madhe dhe kryeministres Mej. Vlerësimin që e kumtoi ministri i Punëve të Jashtme, Xhonson është se Maqedonia përfundimisht është në drejtimin e duhur dhe paralajmëroi se Britania e Madhe do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar shtetit tonë për të hyrë në NATO dhe BE”, informoi Shërbimi për informim i Qeverisë.

Ministri britanik Xhonson, kumtoi se Britania mbetet partnere e Ballkanit dhe mbështetëse aktive e proceseve demokratike, si dhe se miqësia me Maqedoninë është kyçe në realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm.

Kryeministri Zaev shfaqi falënderim për mbështetjen e madhe nga Britania e Madhe për Maqedoninë dhe ka thënë se Qeveria e re do ta arsyetojë besimin e marrë përmes punës së përkushtuar të zhvillimit demokratik të Maqedonisë dhe të rajonit.

“Qeveria ka definuar kornizë kohore për prioritetet urgjente reformuese të rëndësishme për proceset integruese në NATO dhe BE dhe me përgjegjësi do të zbatojë reforma cilësore, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë perspektiva euroatlantike”, ka thënë kryeministri Zaev.

Nga Qeveria përkujtojnë se prania e kryeministrit Zaev në Samitin në Trieste, i shoqëruar nga disa ministra, solli Marrëveshje për bashkësinë transportuese, nënshkruese e të cilës është edhe shteti ynë dhe do të thotë lidhje të lehtësuar të qytetarëve të Maqedonisë me rajonin.

“Por, ajo për çka është i rëndësishëm Samiti në Trieste janë edhe takimet e shumta bilaterale që i ka realizuar kryeministri Zaev në nivelin më të lartë politik, me liderë botërorë dhe rajonal, të cilët kanë dhënë porosi shumë konkrete, të qarta dhe të sakta të tërë mbështetjes së kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë së re reformuese në Maqedoni. Takimet në margjinat e Samitit dhe vetë Samitit treguan se te kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe te Qeveria e Republikës së Maqedonisë shikohet si në motorin e zhvillimit rajonal, në çka theksohet çelësi për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë dhe të Ballkanit Perëndimor”, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button