Këto gjëra pa kuptuar do t’ju ndajnë përgjithmonë nga partneri

Çdo marrëdhenie në çift ka momentet  e saj të vështira. Por gjithmonë duhet gjetur një rrugë e mesme nëse dëshironi që kjo lidhje e juaj të zgjasë dhe të mos përfundojë, shkruan revistaclass. 

Ekspertët parashikojnë se ka disa gjëra që e çojnë raportin tuaj drejt fundit, duke e shkatërruar atë. Prandaj është e rëndësishme t’i njihni këto gjëra dhe të mësoni t’i shmangni, nëse gjithmonë mendoni se raporti juaj ia vlen të “jetojë” gjatë.

– Ju gënjeni gjatë gjithë kohës dhe ju duket sikur edhe partneri juaj bën posaçërisht të njëjtën gjë. Kjo do të thotë që besimi tek njëri-tjetri ka humbur.
– Ju nuk dëshironi të shkoni në shtëpi dhe ndërkohë e shmangni gjatë gjithë kohës partnerin tuaj.
– Humbja e pasionit për njeri-tjetrin është gjithashtu një shenjë që tregon se raporti midis jush është duke u shkatërruar.
– Ndiheni të lodhur dhe në një gjendje monotone në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pastaj filloni të kërkoni aventura të tjera dhe me njerëz të tjerë.
– Jeni indiferentë/e për gjërat që i ndodhin secilit.
– Debatet e vazhdueshme dhe pa shkak, duke u shoqëruar me ngritje të zërit janë një tjetër shenjë që tregojnë shumë për raportin tuaj si çift.
– Dhe mbi të gjitha, ju vazhdoni ta shkatërroni këtë raport, duke mos kërkuar ndihmë profesionale dhe duke mos kuptuar aspak situatën në të cilën ndodheni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button