7 ditë pas ngjarjes, administratorja endet e lirë, “Stop”: Të keni turp të gjithë, nga i pari tek i fundit

Disa ditë pas shpërthimit të skandalit të kompanisë Euroteam dhe administratores Mirela Topulli, kjo e fundit ka pretenduar në një portal se gjithçka është e qëllimshme dhe se kompania e saj ka dalë e pastër nga kontrollet. Këtij pretendimi emisioni “Stop” në Tv Klan i vë përballë historikun “e pasur” problematik të Euroteam me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Euroteam është gjobitur disa herë për mospërmbushje të detyrimeve ligjore.

Euroteam është një kompani, e cila merret me dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, por nuk është një emër i panjohur në arkivat e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, pasi është gjobitur shpesh herë nga ky i fundit për shkelje të ndryshme. Më datë 31.03.2017 është mbajtur një procesverbal nga ISHMP dhe është firmosur nga tre inspektorë, ku i është kërkuar kompanisë Euroteam të plotësojë disa detyra deri më datë 12.04.2017, duke theksuar se mosrealizimi i tyre e ngarkon me përgjegjësi administrative.

Më pas, më datë 26.04.2017, inspektorët janë rikthyer në ambientet e Euroteam, pasi nuk kishin paraqitur dokumentin e transferimit të mbetjeve të rrezikshme. ISHMP gjobiti kompaninë e trajtimit të mbetjeve spitalore me vlerën 500.000 lekë dhe kërkoi plotësimin e detyrueshëm të dokumentacionit përkatës sipas legjislacionit mjedisor.

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve është rikthyer në kompaninë problamatike, më datë 11.07.2017, për të rivendosur masë administrative me gjobë, por këtë herë me vlerë 1 milion e 500 mijë lekë, si dhe pezulloi plotësisht aktivitetin për dëmin mjedisor që ka shkaktuar në brigjet e lumit Erzen.

Duke e parashtruar edhe një herë problematikën e kësaj kompanie dhe duke theksuar reagimin e opinionit publik për këtë ndotje ekstreme mjedisore, Saimiri tha se hedhtja e organeve kopetente është skandali më i madh që po ndodh për këtë çështje: “Pas 6-ditësh, Mirela është konsultuar dhe mund të ketë shenja… kuptohet ka rënë në ustallarë që i kanë thënë ‘bëj këto veprime, shkëpute vëmendjen nga ajo që ke bërë dhe çoje te dhuna’ – tha Saimiri bashkë me revoltën për heshtjen e ministrive të linjës: “Kaq shumë lekë paska kjo Mirela Topulli që ju mbylli gojën të gjithëve para kësaj bombe të tmerrshme mjedisore? Të keni turp të gjithë, nga i pari tek i fundit. Nuk dua të reagoni se e dha emisioni Stop, dua të reagoni në emër të fëmijëve tuaj në shtëpi, sepse në këtë vend është një Mirela Topulli që po bën skandale…”

Genci Angjellari, gazetari i dhunuar nga administratorja e Euroteam, Mirela Topulli, është rikthyer në Policinë e Shtetit për të pyetur se pse kjo e fundit nuk është arrestuar ende pas procedimit penal që i ka bërë, por endet e lirë. Ai tregon se, sipas burimeve konfidenciale, çështja në fjalë ka disa pikëpyetje dhe çalon në shumë vende, ndaj administratorja e Euroteam nuk është shpallur në kërkim dhe gazetari i dhunuar nuk është ballafaquar me të.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka heshtur për sa i përket skandalit të kompanisë Euroteam, e cila hidhte mbetje spitalore të rrezikshme në breg të lumit Erzen. Genc Angjellari i bën apel punonjësve të kësaj ministrie për të reaguar, pasi edhe ata jetojnë në këtë vend të helmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button