“Sopoti”, Prokuroria Speciale kompetente

Rasti “Sopoti” në ditën e fundit të skadimit të afatit ka mbërritur në duart e Prokurorisë Speciale. Avokatët janë njoftuar gjatë ditës se Katica Janeva do të jetë kompetente për lëndën. Vendimi është marrë në 10 korrik, por shkresa avokatëve iu është dorëzuar sot. Në seancën e 18 shtatorit lëndën e Sopotit në Gjykatën Themelore Shkupi 1 do ta përfaqësojë Prokuroria Speciale, njofton Alsat M.

Avokatët presin që Prokuroria Speciale do ta tërheq aktakuzën dhe lënda që ka mbajtur në burg  me vite të tëra banorët e Sopotit të mbyllet për disa minuta.

Rasti “Sopoti” daton nga viti 2003 kur në një makinë terreni në rajonin e Kumanovës, jetën e humbën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një shtetas i Maqedonisë si pasoj e një mjeti shpërthyes. Për ngjarjen u dënuan 11 persona nga fshati Sopot. Edhe nga bisedat e përgjuara të publikuara në vitin 2015-të, u bë e qartë se aktgjykimi është miratuar pa dëshmi të forta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button