Ish ndihmës ministri i MPB-së, Popovski: Jam nën stres, nuk kam kryer kurrfarë vepre penale

“Nuk kam kryer kurrfarë vepre penale, vetëm se e kam pranuar vendimin nga Komisioni i MPB-së për furnizim”, thotë ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, i cili është i akuzuar në rastin “Treqind” për keqpërdorim të detyrës zyrtare për furnizim të 300 automjeteve policore, njofton Portalb.mk.

“Unë jam nën strese të ndryshme të shkaktuara nga hyrja në Gjykatë. Të gjithë udhëtimet e mia janë me familjen, ndërkaq nuk a pasur kurrfarë udhëtime zyrtare prej katër viteve. Në lidhje me PSP-në, të gjitha dokumentet të cilat i kanë kërkuar i kanë marrë. Në lidhje matë se a kam kryer vepër penale, unë mendoj se jo, pasi që vetëm e kam pranuar vendimin e komisionit të MPB-së”, tha Popovski.

Gjykata e Apelit sot vendos për ankesën e Popovskit. Në Gjykatë ai ka ardhur bashkë me avokatët, Boro Tasevski dhe Dimitar Danov, derisa PSP përfaqësohet nga nga prokurorët Stevço Donev de Gavrill Bubevski. Gjykatës raportues për lëndën është Liljana Ivanovska-Shopova, ndërkaq në Këshill janë anëtarë edhe Jani Niça dhe Afrim Fidani.

PSP ngelet në qëndrimin për paraburgim të Gjogo Popovskit, ndërkaq ankesa e palës mbrojtëse këtë e cilëson si të pabazë.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TREQIND” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button