AUV: Nuk janë izoluar baktere patogjene në LEAR, janë gjetur baktere aerobe dhe mezofile

Nuk janë izoluar bakteret patogjene në mostrat e marra (hallvë, bukë, proshutë në vakum nga mushkritë e pulës, jogurt, djathë i butë, ujë i pijshëm) të cilat i kanë konsumuar punëtorët e helmuar në fabrikën Lear ZZHTI Tetovë, tregojnë rezultatet e analizave laboratorike të mostrave dhe shtrisave të cilat i mori Agjencia për Ushqim dhe Veterineri. Është detektuar prani e rritur e baktereve aerobe dhe mezofile në jogurt dhe në djathin e butë, si dhe bakteri stafilokoka në tryezën në të cilën ruhet ushqimi rezervë.

“Prania e rritur e baktereve aerobe dhe mezofile në jogurt i bëjnë këto produkte me rrezik potencial për përdorim, edhe pse bakteret aerobe dhe mezofile nuk janë pjesë e kritereve mikrobiologjike për ta analizuar sigurinë e ushqimit, por, udhëzojnë drejt praktikës jo të mirë higjienike në kushte të temperaturave ekstrem të larta. Janë dhënë rekomandime për praktikë higjienike rigoroze të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e ushqimit në afat më të shkurtër kohor, ruajtjen adekuate dhe transportin me ruajtjen e zinxhirit të ftohtë, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe mbajtjen e kostumeve të punës për të punësuarit të cilët punojnë me ushqim”, thuhet në kumtesën e Agjencisë për ushqim dhe veterineri.

Informojnë se është përcaktuar prania e bakterit stafilokokus aureus në hundë tek një person i punësuar i cili e ka shpërndarë ushqimin, edhe pse ka kryer kontroll sanitar. Ky person nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejt fizik me ushqimin, pasi që ajo u ka ndarë të punësuarve ushqim të paketuar dhe vakumuar në paketime të veçanta për çdo të punësuar.

Për këtë parregullsi është urdhëruar largimi i këtij personi të punësuar nga vendi i punës, deri në mjekimin e plotë të tij.

Në të shtohet se AUV ka bërë kontroll jo të rregullt edhe tek një furnizues i ushqimit për mensën në fabrikën Lear, me ç’rast janë marrë mostra për analiza laboratorike. Rezultatet e këtyre analizave laboratorike në Agjencinë akoma nuk kanë arritur.

Në LEAR më 8 korrik të këtij viti 25 punëtorë treguan shenja të helmimit me ushqim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button