Tentim për rritje të kualitetit: Universitetet shqiptare në rajon intensifikojnë bashkëpunimin

Universitet publike kanë për obligim që të prodhojnë kuadro që do t’i përgjigjen tregun të punës, jo vetëm në vendet ku veprojnë po edhe më gjerë, kanë theksuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Aziz Pollozhan, së bashku me katër rektorët e universiteteve të Kosovës, atë të Prizrenit, Ramë Vataj, të Mitrovicës Alush Musaj, të Ferizajt Agron Bajraktari dhe Gjakovës Shaban Buza, njofton REL.

Rektori i Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup, Aziz Pollozhani tha se pavarësisht kostos së lartë financiare dhe interesimit që është gjithnjë e në rënie të studentëve për të studiuar shkencat e aplikuara ,fokusi duhet të jetë në këto drejtime duke pas parasysh se investitorët e huaj në vazhdimësi kanë theksuar se mungojnë profile të specializuar në lëmi të caktuar të inxhinierisë elektronike, mekanike, informatikës dhe industrisë ushqimore.

“Bashkëpunimi ndëruniversitar, mobiliteti, paraqesin standarde ndërkombëtare. Ato janë të domosdoshme në një ambient ku qarkullojnë idetë dhe vlerat” .

“Ne në kontestin kultorogjik shqiptar, nuk kemi se pse të gjitha këto standarde ndërkombëtare të mos i fuqizojmë, duke i bërë edhe më konkrete edhe më praktike në interes të rritjes së cilësisë së arsimit dhe interes të ofrimit të mundësive më të mira për studentët”, tha Pollozhani.

Ndërkaq Rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj tha se bashkëpunimi ndëruniversitar krijon më shumë mundësi për të thithur mjete nga fondet e Bashkimit Evropian për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

“Do të ngremë bashkëpunimin mes universitete tona, në aspektin e bashkëpunimit të organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, më shumë projekteve të përbashkëta për të cilat do të konkurrojmë në fondet e Bashkimit Evropian”, tha Vataj.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari tha se intensifikimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve të larta arsimore, do të jetë në më shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Duke pas parasysh distancën e shkurtë që ndan Ferizajn me Shkupin, bashkëpunimi në më shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen, si në rrafshin kombëtar ashtu dhe atë ndërkombëtar Erasmus + (plus) dhe të tjera, do të paraqet fillimin e bashkëpunimit në më shumë lëmi gjatë viteve të ardhshme,” tha Bajraktari.

Universiteti i Shkupit “Nënë Tereza” në gjuhën shqipe, i cili u themelua një vit më parë, ka hapur më shumë drejtime të shkencave teknike, për siç theksojnë, për t`iu përgjigjur tregut të punës.

Ndryshe, sipas një hulumtimi të realizuar nga organizata e të rinjve në Maqedoni, të rinjtë pasi të kenë përfunduar studimet në përgjithësi, për të siguruar një vend pune presin prej 4 deri në 5 vjet.

Por ata të cilët kanë përfunduar shkencat e inxhinierisë mekanike, elektronike si dhe teknologjisë e kanë më të lehtë t[ gjejnë punë .

Të rinjtë thonë se nuk orientohen në drejtimet shkencore, pasi për të përfunduar studimet, humbin 5 deri në 7 vjet, ndërkohë që më pas ata mund të sigurojnë një pagë në Maqedoni në këto drejtim që nuk kalon 500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button