Takim Makron-Zaev: U zotuam që të intensifikojmë bashkëpunimin

Në vazhdën e Samitit të Triestës për Ballkanin Perëndimor i cili u mbajt dje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka realizuar takim joformal me kryetarin e Francës, Emanuel Makron. Kjo u bë e ditur nëpërmjet postimit të kryeministrit Zoran Zaev në rrjetin social tuiter, njofton Portalb.mk.

“Në korniza të Samitit kam pasur takim me presidentin Emanuel Makron, u zotuam që të intensifikojmë bashkëpunimin”, shkruan Zaev.

 

 

Përndryshe, dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në emisionin “Okruzhenje” (Mjedisi), i cili sot është inçizuar në Samitin e BE-së – Bashkimit Perëndimor, që po mbahet në Triestë në korniza të procesit të Berlinit u shpreh se “Bashkimi Evropian patjetër në mënyrë më direkte t’i ndihmojë rajonit që të përshpejtohet euro-integrimi i saj ndërkaq Samiti në Trieste dërgon porosi inkurajuese se do të afrohemi drejt Evropës”.

Sipas Zaevit, bllokada e Maqedonisë për shkak të moszgjidhjes së kontestit me emrit me Greqinë i demotivon qytetarët e Maqedonisë, por Qeveria e re ka marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët dhe askënd nuk do ta provokojë.

“Greqia mund t’i ndihmojë Maqedonisë, e cila është e gatshmi që t’ia kthejë ndihmën e tillë. Ndryshohet marrëdhnia në BE ndaj Ballkanit, kështu që nga deklaratat e para të Zhan Klod Junker se nuk do të ketë zgjerim në BE deri në vitin 2019, erdhi në atë se Ballkani të jetë në fokusin e Unionit”, tha Zaev.

Në emisionin “Okruzhenje”, e cila është inçizuar sot në mëngjes përpara fillimit zyrtar të Samitit në Triestë, përveç Zaevit, kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daaçiq dhe sekretari gjeneral i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Goran Svilanoviq.

LEXO: BE do të japë 70 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Maqedoni-Bullgari

LEXO: Merkel-Zaev: Gjermania fortë e mbështet Qeverinë e re reformuese

LEXO: Zaev u takua me kryeministren serbe Bërnabiq në Trieste

LEXO: Edi Rama takoi Zoran Zaevin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button