BE do të japë 70 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Maqedoni-Bullgari

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në mbledhjen e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Trieste tregoi se është sjellë vendim që të ndërtohet hekurudhë drejt Bullgarisë, si pjesë e Korridorit 8, njofton Portalb.mk.

“Lidhja hekurudhore ndërmjet Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bullgarisë është shembull sa ne seriozisht shohim në këtë Agjendë për lidhjen e rajonit. Vendimi tashmë e mori partneriteti ynë ndërkombëtar Banka për ripërtërije dhe zhvillim, për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë- Deve Bair, si pjesë e korridorit 8, në kërkesë të Maqedonisë”, tha Zaev.

Investimi i përgjithshëm i hekurudhës është vlerësuar me 152.3 milion euro, ndërsa Bashkimi Evropian do të merr pjesë në ndërtimin me grant prej 70 milion eurove, që është pothuajse gjysma e harxhimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button