Çështja e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë në agjendën e samitit të Cipiras-Borisov-Vuçiq

Në agjendën e takimit mes liderëve të Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë që do të mbahet sot në Selani, do të jetë edhe kontesti me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruan gazeta greke “Katimerini”, kryeministrat, Aleksis Cipiras, Bojko Borisov dhe ALeksandar Vuçiq, pritet që gjithashtu të bisedojnë edhe për lidhjen hekurudhore me Burgas dhe Bellgrat, si dhe për bashkëpunimin energjetik mes tre vendeve.

Takimit të Cipirasit dhe Vuçiqit do t’i paraprijë takimit të Këshillit për bashkëpunim në të cilën do të marrin pjesë të gjitha ministrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button