Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 21 palestinezë nga rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e kryera në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 21 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kryen bastisje në një kamp të refugjatëve në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, ku u vranë 2 palestinezë.

Forcat izraelite, shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor dhe burgosin palestinezët me pretendime të ndryshme.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë të burgosur palestinezë, ku rreth 300 prej tyre janë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button