Kontributi i shoqërisë civile për integrimin e Ballkanit në BE

Të hënën dhe të martën në Sarajevë u mbajtë Forumi i gjashtë për shoqëritë civile të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Komiteti Evropian ekonomik dhe social, në të cilin u diskutua për sfidat më të mëdha me të cilët ballafaqohen shtetet ballkanike, siç është liria e fjalës, evrointegrimet, roli i partnerëve social dhe shoqërisë civile në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe punësimit, si dhe për migrimin dhe të drejtat e grave.

Në Forumin ishte prezent edhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i cili në panelin për lirinë e fjalës fliste për rolin e sektorit joqeveritar në promovimin e lirisë së mediave dhe për mënyrën e zgjidhjes së problemeve më të vështira.

Selmani tha se organizatat joqeveritare duhet të ngritin vetëdijen e qytetarëve për lirinë e fjalës që paraqet e drejtë themelore e garantuar edhe me të drejtën ndërkombëtare edhe me të drejtën e vendit. “Qytetarët duhet të kuptojnë që kanë të drejtë t’i shprehin mendimet e tyre lirshëm, pa u përzier pushteti, por gjatë asaj duhet respektuar edhe të drejtat e qytetarëve të tjerë”, tha Selmani dhe shtoi se organizatat joqeveritare duhet t’i gjykojnë dhe dokumentojnë të gjitha thyerjet e lirisë së fjalës.

Sipas tij, arsyet kryesore për mos respektimin e lirisë së fjalës në shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mungesa e traditës demokratike, dështimi për të ndërtuar elita politike të përgjegjshme, të cilët besojnë në vlerat demokratike dhe mbajnë llogari për interesat e shteteve dhe qytetarëve të tyre.

“Sistemet politike në Ballkan nuk janë demokratike, por janë demokraci hibride. Unë ato i quaj demokraci sovjetike, të cilët si model e kanë Rusinë dhe Putinin”, tha Selmani dhe shtoi që komunizmi është rrëzuar, por praktikat autoritare të sundimit kanë mbetur.

Duke folur për zgjidhjen e problemeve të lirisë së fjalës në shtetet e Ballkanit, Selmani tha që autoritetet duhet publikisht të gjykojnë dhunën mbi gazetarëve dhe t’i plotësojnë obligimet e tyre ligjore dhe t’i dënojnë dhunuesit. Ai kërkoi që përzierja e pushtetit në financimin e mediave private të ndërpret sepse me atë hapet mundësia që qeveritë t’i kontrollojnë mediat.

Ai gjithashtu propozoi që serviset radiodifuzive publike të përforcohen, të inkurajohen gjykatësit dhe prokurorët të praktikojnë praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe kërkoi zmadhimin e transparencës së institucioneve dhe përforcimin e vetë-rregullimit në mediat.

Në fund të Forumit u miratua edhe deklaratë, me të cilën edhe një herë u riafirmuan parimet themelore demokratike, siç janë respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe sundimi i të drejtës. Tërë tekstin e Deklaratës mund ta gjeni në këtë faqe: http://www.eesc.europa.eu/?i=portal.en.events-and-activities-6th-western-balkans–declaration

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button