MSHIA dhe LOE me një sërë masash për zhvillim të TI sektorit

Rikualifikimi i profileve, lirime tatimore për kompanitë TIK dhe nxitje të të rinjve që të orientohet drejt këtij llojit të arsimit janë pjesë e setit të masave me të cilat Qeveria dhe biznes sektori do të përpiqen ta zgjidhin mungesën e kuadrit TIK në shtet.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski së bashku me kryetarin e odës TIK pranë Lidhjes së Odave Ekonomike Sasha Ognenovski sot në konferencën për shtyp theksuan se qëllimi është që të ruhen TIK kuadrot e trajnuara që të mos e braktisin shtetin dhe të tejkalohet mungesa me lloj të këtillë të tregut të punës.

“Këto janë set i masave prej të cilëve disa janë orientuar drejt kuadrove të përhershme të kualifikuara që të mbeten në shtet, ndërsa masat e tjera drejt asaj që shpejtë të rikualifikojmë kuadër i cili do të mund të dalë në tregun e punës dhe të ofrohet në sektorin TIK. Bëhet fjalë për arsim joformal përmes llojeve të ndryshme të trajnimeve dhe stërvitjeve të cilët i sigurojnë kompanitë private TIK”, tha ministri Mançevski.

Ai konsideron se edhe koncepti i Qeverisë për rritje të pagave mesatare dhe barazimit të kushteve për investim të kompanive vendore dhe të huaja do të ndikojë mbi mbajtjen e kuadrove të trajnuara TIK në shtet. planifikohen edhe një set masash me të cilët do të motivohen maturantë të rinj që të regjistrohen në fakultetet TIK.

Sipas kryetarit të odës TIK, kompanitë TIK nga maqedonia duhet të jenë konkurrentë që t’i mbajnë të punësuarit të cilët, siç theksoi, gjithnjë e më shumë po i braktisin vendet e punës në shtet dhe dalin jashtë shtetit.

“Qëllim të përbashkët kemi kapitalin i cili do të krijohet në industrinë TIK që të mbetet në Maqedoni, gjegjësisht kompanitë vendore atë që e përfitojnë, ta shpenzojnë në shtet”, tha Ognenovski.

Lidhur me afrimit të shërbimeve të administratës publike deri te qytetarët sot ministri Mançevski paralajmëroi rritje të shërbimeve të cilat ofrohen përmes portalit E-shërbime dhe qasje përmes rrugës elektronike të 50 dokumenteve më shpesh të kërkuara nga ana e qytetarëve.

Planifikohet edhe unifikim të bazës së vetme të të dhënave – regjistër të qytetarëve me ç’rast, sipas ministrit Mançevski, do të eliminohen problemet e shumta të cilët janë paraqitur me Listën Zgjedhore, dokumentet personale të qytetarëve, sigurim shëndetësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button