Arsyeja përse shoqërueset e nuseve vishen të gjitha njësoj…

Dasma në vetvete me gjithë festën që e karakterizon atë, përbën në fakt një pjesë shumë të rëndësishme të martesës si një e tërë. Ndër të gjitha detajet e tjera që e shoqërojnë festën, shoqërueset e nuses dhe shoqëruesit e dhëndrit kanë një rol të rëndësishëm, mbi të gjitha në setin fotografik të sapo të martuarve. Për këtë arsye, shumë prej nesh mendojmë se shoqëruesit në një dasmë duhet të vishen njësoj për arsye estetike pasi një festë me ngjyra uniforme i jep eventit një formë të njëtrajtshme.

Revista Reffinery 29, ka dhënë më tej një shpjegim në lidhje me origjinën e vërtetë të faktit të të veshurit njësoj për shoqëruesit e nuses dhe të dhëndrit dhe sipas kësaj video, kjo traditë na çon në Romën e lashtë dhe në zakonet e fuqive mbinatyrore të asaj kohe.

Në dasmat e hershme, të gjithë të ftuarit në një dasme sëbashku me nusen, duhej të visheshin njësoj në mënyrë që ajo të ishte e mbrojtur nga njerëzit, apo shpirtrat e keqinj që mund t’i bënin keq në ditën më të rëndësishme…

Megjithëse në ditët e sotme tradita është kthyer në një histori moderne, shoqërueset e nuses tashmë kanë filluar te dalin prej saj duke e ndryshuar zakonin në mënyra të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button