Zaev u takua me kryeministren serbe Bërnabiq në Trieste

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot në Trieste, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, u takua me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.

Në takimin, në të cilin është biseduar për bashkëpunimin bilaterale dhe rajonal, kanë marrë pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq.

Ky është takimi i parë i kryeministrave të rinj të Maqedonisë dhe Serbisë.

Është paraparë që kryeministri Zaev sot në Trieste të ketë takime edhe me kryeministrat e Shqipëriaë Edi Rama dhe të Sllovenisë Miro Cerar, si dhe me burrështetas dhe përfaqësues evropianë. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të takohet edhe me Boris Xhonsonin, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button